75 Mall Live Search
12:13 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

“Hani një biftek Bellerin, Diego Costa nuk ushqehet me sallata”

Në ndeshjen mes Atlético de Madrid dhe Arsenal në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, Héctor Bellerín nuk ka lënë një përshtypje të mirë. Futbollisti spanjoll nuk luajti një lojë të mirë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, komentatorët ishin të dëshpëruar për performancën që po zhvillonte.

Ish futbollistët, Alan Brazil dhe Ally McCoist, folën për nivelin e futbollistëve të Arsenalit në programimit TalkSport. Alan diskutoi rreth mëngjesit të Bellerin, duke pretenduar se loja e keqe e lojtarëve të Arsenal ka të bëjë se ata janë vegan dhe ju mungon forca për një vit.

“Hani një biftek, hani një biftek të papjekur, Bellerin!” tha Alan Brazil.

“Kjo do ta ndihmonte, ai ishte një lojtari mirë, por nuk është më, nuk e di se cfarë i ka ndodhur atij. Po, e ci cfarë i ka ndodhur atij… Shikoni Diego Costan, a mendoni se ushqehet me sallaë Cezari cdo të dielë? Veganët nuk thonë: Përshendetje, si jeni? Ata thonë: Përshendetje, unë jam vegan. Është gjëja e parë që ata thonë” , deklaroi Alan. /IndeksOnline/