75 Mall Live Search
10:18 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Hanseni sjell këngën e parë “Ey mami”

Hanseni është emri artistik, që do ta mbajë këngëtari i ri, Altin Shukaj, i cili nga sot ka debutuar në tregun muzikor.
I riu nga Prizreni, që do të njihet me emrin Hansen, jeton në Gjermani dhe sot ka publikuar këngën e tij të parë bashkë me videoklipin “Ey mami”.

Kënga e tij e parë e stilit Reggaeton-Dancehall e cila është publikuar sot, është punuar në një nga studiot më të njohura. Këto ditë, këngëtari po qëndron në Kosovë, ku menjëherë pas promovimit të këngës së parë, pret për të vënë kontatet që kënga e dytë të jetë bashkëpunim me ndonjëri prej emrave të njohur të muzikës sonë.

Hanseni, i cili po menaxhohet nga Behxhet Haziri, tashmë është njohur me skenën dhe publikun, pasi ka përformuar në disa mbrëmje në Stutgart
Për më shumë degjojeni këngën e parë të tij: