75 Mall Live Search
15:22 / E Premte, 12 Shtator 2025 / G T

Hansi Flick dënohet nga UEFA

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick është gjobitur nga shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA.

Flick është dënuar me 20 mijë euro dhe me një ndeshje në garat e UEFA-s, shkruan Indeksonline

Ky pezullim zgjatë një vjet, duke filluar nga sot dhe Hansi mund ta zgjedh vet se në cilin takim dëshiron të mungojë në stolin e klubit katalunas.

Kujtojmë që ky dënim nga UEFA vjen për shkak të sjelljeve josportive të Hansi Flick në ndeshjen e sezonit të kaluar kundër Interit.

Kujtojmë që Barcelona ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve e zhvillon ndaj Newcastle Unitedit./Indeksonline/