75 Mall Live Search
14:35 / E Martë, 06 Prill 2021 / Blerim

Hansi Flick flet për ndeshjen ndaj PSG-së në UEFA Champions dhe për situatën e Boatengut

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick ka dalë në konferencë për media një ditë para ndeshjes me Paris Saint-Germain në çerekfinale të UEFA Champions League.

Flick tregoi se dy lojtarë, Marc Roca dhe Serge Gnabry priten të mungojnë në ndeshjen e nesërme, shkruan IndeksOnline

Trajneri i kampionit të Bundesligas, foli po ashtu edhe për të ardhmen e Jerome Boateng.

Sot në mediat gjermane u shkrua se Boateng nuk do të jetë më pjesë e ‘bavarezëve’.

Por, Hansi tha se dëshiron ende të punoj me mbrojtësin 32-vjeçar.

“Askush nuk më ka treguar. Nuk jam i sigurt nëse ai do të largohet apo jo! Mua më pëlqen të punoj me të, me një djalë si Jerome”, ka thënë Hansi Flick.

Ndeshja mes Bayernit dhe PSG-së luhet nesër  nga ora 21:00./IndeksOnline/