75 Mall Live Search
08:22 / E Premte, 16 Maj 2025 / G T

Hansi Flick: Momenti më i mirë i sezonit? Pa dyshim katër ndeshjet ndaj Real Madridit!

Skuadra e Barcelonës mbrëmë siguroi titullin e La Ligas për sezonin 2024/25 pas fitores ndaj Espanyolit në javën e 36-të.

Hansi Flick u pyet pas ndeshjes nga gazetarët për momentin më të mirë të këtij edicioni, shkruan Indeksonline

Gjermani u përgjigj për katër ndeshjet e “El Clasicos”.

“Pa dyshim momenti më i mirë i sezonit është katër fitoret ndaj Real Madridit”, u shpreh Flick

Barcelona këtë sezon ishte “ilaq” për klubin mbretëror, duke e mposhtur katër herë në të gjitha garat./Indeksonline/