Hansi Flick ndryshon agjentin, gati të rikthehet në stolin e ndonjë skuadre

Trajneri gjerman, Hansi Flick është bërë me agjent të ri, duke e punësuar të njohurin e kësaj pune, Pini Zahavi.
Flick është i papunë që nga shtatori i vitit të kaluar, ku ishte shkarkuar nga pozita e trajnerit te Kombëtarja e Gjermanisë, shkruan Indeksonline
“Gol International Agency” tani është duke punuar fuqishëm për t’ia gjetur një klub të ri trajnerit gjerman.
Hansi Flick shihet si një prej kandidatëve potencial për ta zënë vendin e Xavit te Barcelona, ky i fundit s’do të jetë më trajner i klubit katalunas pas këtij sezoni.
Kujtojmë që kjo agjensi ka në pronësi lojtarë të mëdhenj, si: Christopher Nkunku, Gabri Veiga, Mitrovic, Lewandowski e shumë të tjerë./Indeksonline/