23:36 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / Blerim

Hansi Flick: Një humbje me shije, kemi bërë futboll mbresëlënës…

Hansi Flick, trajneri i Bayern Munchen shprehet tejet i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij.

Bayern Munchen u mposht midis ‘Allianz Arenas’ me rezultat 2 me 3 nga Paris Saint-Germain në çerekfinalen e parë të UEFA Champions League, shkruan IndeksOnline

Për trajnerin Flick, skuadra e tij bëri paraqitje të mirë, përkundër humbjes.

“Ne patëm shumë raste, por mënyra se si luajtëm ishte mbresëlënëse. Nuk më pëlqen të humbas, por nëse humbasim, atëherë le të bëjmë lojë të tillë”, ka thënë Flick.

Hansi po ashtu beson se skuadra e tij mund të arrij fitore në Paris dhe të kualifikohet në gjysmëfinale.

“Nëse e shikoni këtë lojë sot, ju mund të jeni pozitiv në lidhje me ndeshjen tonë në Paris”, vazhdoi tutje tekniku gjerman.

Ndeshja kthyese mes Bayernit dhe PSG-së zhvillohet në ‘Parkun e Princave’ javën e ardhshme më 13 prill./IndeksOnline/