75 Mall Live Search
12:56 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Hansi Flick te Gjermania? Bayerni e gjen zëvendësuesin

Skuadra e Bayern Munchenit ka nisur hulumtimin për trajnerin e ri.

Hansi Flicku mund të largohet nga Bayerni dhe të ulet në stolin e Kombëtares së Gjermanisë, shkruan IndeksOnline.

Krejt kjo për shkak se Federata gjermane e Futbollit njoftoi publikun se Joachim Lowi do të largohet në fund të Kampionatit Evropian.

Sipas “BILD”-it, Bayerni ka filluar hulumtimin për trajnerin e ri.

Emri i vetëm që u përmend nga ky medium se zëvendësues i Flickut, është Julian Nagelsmann.

33-vjeçari është i lidhur ngushtë edhe për një aventurë në Premierligën angleze, por Bundesliga dhe Bayerni për të do të ishin vendimin më i mirë.

Nagelsmanni për momentin është trajner tek ekipi i Leipzigut. Në sezonet 2016-19 ai ishte menaxher edhe i klubit, Hoffenheim./IndeksOnline/