Hansi Flick thur lavde për Robert Lewandowskin: Po bën punën e tij, është sulmuesi më i mirë në botë!

Skuadra e Barcelonës ka vazhduar me fitore edhe në javën e shtatë të La Ligas, pasi mposhti minimalisht 1:0 Getafen.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski, shkruan Indeksonline
Dhe pikërisht për Lewa-n, pas ndeshjes Hansi Flick thuri disa lavde.
“Robert Lewandowski ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në botë gjatë këtyre 10 vjetëve të fundit.
“Puna e tij është të luaj në sulm dhe të shënojë gola dhe ai po ë bën këtë shumë mirë. E thjesht!”, u shpreh Hansi Flick
36-vjeçari ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje në La Liga këtë edicion. Ai poashtu ka bërë edhe dy asiste./Indeksonline/
🔵🔴 Hansi Flick: “Robert Lewandowski has been the best centre striker in the world for the last 10 years”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 25, 2024
“His job is to play in front and score goals, and he does that. Simple!”. pic.twitter.com/Pr6qqfLBYl