Hansi Flick tregon pse Raphinha nuk luan sonte nga minuta e parë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick mori një vendim për të mos startuar me sulmuesin brazilian, Raphinha në ndeshjen ndaj Betisit, e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.
Tifozët e klubit katalunas u alarmuan menjëherë duke menduar se Raphinha është i lënduar, shkruan Indeksonline
Megjithatë, Hansi Flick para ndeshjes tregoi se e pushoi lojtarin brazilian.
“Jo, ai është i sigurt. Ai luajti shumë me ekipin këtë kohë dhe unë preferova ta shpëtoj sonte nga një lëndim i mundshëm”, u shpreh Hansi Flick
Kujtojmë që ndeshja ndaj Betisit nis nga ora 21:00 dhe Barcelona në rast se fiton shkon në plus gjashtë pikë para Real Madridit./Indeksonline/