75 Mall Live Search
13:46 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / G T

Hansi Flicku flet për Nico Williamsin: Ai s’është lojtari ynë!

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur për sulmuesin e Athletic Blibaos, Nico Williams.

Në mediat spanjolle flitet se një prej lojtarëve më të mirë në Euro 2024, Nico do t’i bashkohet Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Indeksonline

Madje, raportohet se tashmë një marrëveshje katërvjeçare është arritur.

Por, trajneri Hansi Flick refuzoi të fliste për të për shkak se ai është lojtar i huaj, e jo i Barçës.

“Ai nuk është lojtari ynë. Nico Williamsi është në kontratë me një klub tjetër, dhe unë s’mund të them asgjë për të”, u shpreh trajneri gjerman

Kujtojmë se Nico Williams mund të transferohet te Barcelona për shifrën prej 60 milionë euro./Indeksonline/