75 Mall Live Search
22:06 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / Z S

Hap i madh drejt të ardhmes digjitale në Prishtinë, Rama: Bashkë me Gjirafan, po zhvillojmë Tech Hub të ri në Parkun Industrial në Bërnicë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për zhvillim të madh drejt të ardhmes digjitale në kryeqytet.

Rama ka thënë se bashkë me Gjirafan dhe pesë kompani të tjera, po planifikojet zhvillimi i një Tech Hub në Parkun e Bërnicës.

‘’Sot shënojmë një hap të madh drejt së ardhmes digjitale të Prishtinës.  Komuna e Prishtinës, së bashku me Gjirafa Inc. dhe pesë kompani të tjera të teknologjisë, po planifikojne të zhvillojmë një Tech Hub të ri në Parkun Industrial Ekologjik në Bernicë”, ka shkruar Rama.

I pari i kryeqytetit theksoi se Prishtina po konsolidohet si kryeqytet i të ardhmes digjitale.

“Krenaria jonë janë kompanitë e tilla që jo vetëm konkurrojnë në tregun global, por zgjedhin të rikthejnë suksesin në Kosovë duke krijuar punësim e zhvillim. Mërgimi është shembull i gjeneratës që e ktheu ekspertizën këtu dhe e shndërron Prishtinën në qendër rajonale të inovacionit. Prishtina po konsolidohet jo vetëm si kryeqytet i Kosovës, por si kryeqytet i së ardhmes digjitale të botës”, ka shkruar Rama.