Hap i ri për Ozilin, synon të kandidojë për president të Federatës Turke të Futbollit
Mesut Ozil po ndërmerr një hap të ri në karrierën e tij.
Pasi u pensionua, ai nuk do të largohet plotësisht nga bota e futbollit.
Ai tashmë po synon të kandidojë për pozitën e presidentit të Federatës Turke të Futbollit.
Ndoshta do të përmbushet profecia për të, pasi që si lojtar nuk ka veshur kurrë fanellën turke.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhojë kjo./IndeksOnline/

