Hapave të babait! Pasi e provoi Milanin, Ibrahimoviq i riu shkon tek Ajaxi
Skuadra e Ajaxit ka zyrtarizuar futbollistin, Maximiliano Ibrahimoviq.
Djali i legjendës, Zllatan – është huazuar nga Milani në skuadrën holandeze, shkruan Indeksonline

Maximiliano po shkon drejt hapave të babait të tij – pasi edhe Zllatani kishte luajtur tek Ajaxi gjatë karrierës së tij.
19-vjeçari ka luajtur me ekipin e dytë të Milanit gjatë këtij gjysmësezoni, ku ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asiste.
Ai pritet që të jetë pjesë e ekipit të parë të Ajaxit./Indeksonline/
OFFICIEEL: #Ajax huurt Maximilian #Ibrahimovic voor een half jaar van AC Milan. De Amsterdammers hierin hebben óók een optie tot koop bedwongen ✅🇸🇪 #acmilan pic.twitter.com/MVy9Vv7pUh
— Jordi Cruijff 👑🧠 (@JordiCruijffEra) January 14, 2026

