Hapave të Vedat Muriqit, Avdimetaj talent i të ardhmes
Blerjon Avdimetaj është një nga talentët që Kosova duhet të shpresojë në të. Talenti 15 vjeçar nga Strellci i Deçanit luan në të gjitha pozitat e mbrojtjes.
Aktualisht eshtë pjesë e skuadrës A&n NGA Prizreni dhe shpeshherë luan edhe për juniorët e kësaj skuadres, pavarësisht moshës së re që ka.
Trajnerët e skuadrës, Genc Tamniku e Refet Mulallari janë tejet të kënaqur me të dhe llogarisin shumë se do të bëhet yll i madh i futbollit. Madje Mulallari e krahason atë me Vedat Muriqin.
“E kam stërvitur Muriqin kur ka qenë te Liria. Mendoj se Avdimetaj ka përgatitje të ngjashme fizike me atë që dikur e kishte Vedati.
Është dukshëm më i fuqishëm fizikisht në skuadër, di të luaj në të gjithë pozitat e mbrojtjes dhe një për një është i pandalshëm. Mendoj se është talent premtues.
Mbi të gjitha, është edhe djalosh i mirë” ka thënë Mulallari për Indeksonline. Blerjon Avdimetaj është pjesë e Kosovës U17 dhe shpejt pritet të jetë një nga shtyllat e përfaqësueses./Indeksonline/
