Hapë frigoriferin për të marr pije, ndeshet me gjarprin gjigant
Një familje e cila sapo kishte udhëtuar për në Noosaville, në shtëpinë familjare për pushime ishte ndeshur me një situatë aspak të mirë.
Këtë e tregon vet protagonisti i kësaj ngjarje përmes një video e cila tashmë po qarkullon në rrjetet sociale.
Sipas tij, kur i biri hapi frigoriferin për të nxjerr pijet u ndesh me një gjarpër gjigant i cili po qëndronte në pjesën përmbi frigorifer.
Përmes videos shohim edhe gjarprin i cili nuk po largohet përkundër përpjekjeve të burrit për ta nxjerr nga vrima që është futur.
“Është gjigant” dëgjohet të thotë ai teksa me shkop po tenton ta nxjerr jashtë.
Kur gjarpri nxirret jashtë, shihet që është disa metra i gjatë dhe shumë i frikshëm./Indeksonline/