08:26 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Hapen me kohë vendvotimet në Podujevë

Ka filluar tashmë procesi zgjedhor në 19 komunat e Kosovës të cilat kanë shkuar në balotazh.

Ky proces zgjedhor është hapur me kohë në të gjitha vendvotimet dhe në komunën e Podujevës.

Drejtori dhe menaxheri i qendrës më të madhe të votimit në shkollën ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, Fehmi Zeqiri ka thënë se sipas informatave që ka të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se nuk ka pasur ankesa.

Më tej ai ka thënë se me mëngjes numri i votuesve nuk është edhe aq i madh, megjithatë pret që gjatë ditës të përmirësohet kjo gjë./Indeksonline/