14:27 / E Mërkurë, 10 Prill 2019 / indeksADMonline

Hapen regjistrimet për provimin pranues në shkollat Mehmet Akif, jepen edhe 140 bursa

Shkollat Mehmet Akif-Lipjan dhe Mehmet Akif-Prizren hapin aplikimet për të gjithë nxënësit që dëshirojnë të bëhen pjesë e vitit të ardhshëm shkollor. Provimi Pranues do të mbahet më 20 prill dhe ky provim është për nxënësit e klasës së 9-të që dëshirojnë të vazhdojnë në shkollat Mehmet Akif  klasën e 10-të.

Për tu bërë pjesë e Provimit Pranues nxitoni të aplikoni në linkun: http://apply.gulistankosova.com/apliko-per-provimi-pranues/   ose mund t’i bëni edhe personalisht duke dorëzuar dokumentet e nevojshme në shkollat përkatëse. Gjithashtu testimet do të mbahen pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës dhe për informacion në detajuar në lidhje me gjithë procesin e aplikimit mund të klikoni në adresën www.mackosova.com.

Nxënësit e klasave të 9-ta që dëshirojnë të vazhdojnë klasën e 10-të në shkollën më të mirë në Kosovë të mos e humbasin këtë provim.

Por, shkolla Mehmet Akif  ka menduar edhe për bursa dhe do të japë 140 të tilla. Ndërkaq 10 nxënësit që dalin të parët nga ky provim do të fitojnë burse të plotë kurse 30 bursa 75%  do të jepën për 30 fituesit më të mire. E megjithatë shkolla ka çmime të favorshme për të gjithë nxënësit që do të jenë pjesë e provimit.

Shkollat Mehmet Akif, tashmë me një eksperiencë shumë vjeçare në Kosovë janë të njohura më cilësinë e arsimit dhe është një mundësi tepër e mire për nxënësit e rinj.

Nxënësit e kësaj shkolle çdo vit marrin pjesë në olimpiada ndërkombëtare si në shtetet SHBA, Gjermani, Angli, Hong-Kong  dhe jo rrallë here janë kthyer me medalje duke nderuar kështu edhe Kosovën. Edhe këtë vit pjesmarrja e tyre do të jetë në Rumani, Angli dhe SHBA. Ndërkaq edhe në garat vendore nxënësit e kësaj shkolle fitojnë me më të mirët.

Prandaj mos hezitoni por menjëherë bëhuni pjesë e Mehmet Akif duke u regjistruar për Provimin Pranues.