75 Mall Live Search
16:06 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Hapësira e gjelbëruar tek Biblioteka Kombëtare, shndërrohet në parking!

Shpesh herë vozitësit nuk përtojnë të ndalojnë veturat kudo.

Pavarësisht nëse kanë parking të rezervuar apo jo, shoferët ndalojnë vend e pavend.

Njësoj ndodhi edhe në hapësirën e gjelbëruar brenda objektit të parkut të Bibliotekës Kombëtare, shkruan Indeksonline.

Tri vetura kanë ndaluar në këtë hapësirë, duke krijuar kështu një pamje aspak të këndshme./Indeksonline/