“Hapësira e Një Ëndrre” në Kosovë, Alban Skenderaj koncert në Prishtinë
Këngëtari shqiptar, Alban Skenderaj do të mbajë koncert në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur vet artisti përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook.
Ky është njoftimi i tij:
Një ënderr
që bëhet realitet. Kemi shumë kohe që punojmë për këtë koncert dhe më në fund
jemi të lumtur t’ju njoftojmë se më datë 19 qershor “Hapësira e Një Ëndrre” do
të fluturojë për në Prishtinë dhe do të aterojë në sallën “1 Tetori“. E mbushur
më shumë se kurrë me dashuri, emocion dhe muzikë për të gjithë publikun e
Kosovës. Ashtu si në Tiranë edhe në Prishtinë ky koncert do të shoqërohet nga
një orkestër e plotë simfonike me orkestrime nga një repertor i konceptuar
enkas për këtë event. Në këtë distancë kohore nga koncerti i Tiranës ka patur
shumë zhvillime dhe këngë të reja nga unë ndaj ky event do të ketë risi dhe
surpriza si në repertor ashtu dhe në bashkëpunime.
Shumë shpejt do të ketë detaje dhe info të tjera rreth
koncertit.