Hapet aplikimi për ndërtimin e shtëpive për banorët e katër komunave veriore, Krasniqi jep detaje

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, ka bëre të ditur se në mbledhjen e 173-të Qeverisë është miratuar kërkesa e Ministrisë së tij për ndarjen e subvencioneve ne vlerë prej 1 milionë euro.
Me këtë subvencion do të ndërtohen shtëpi për banorët në katër komunat veriore.
Thirrja është e hapur nga data 23 nëntor deri më 2 dhjetor.
Postimi i plotë i Ministrit:
Të dashur qytetarë,
Në mbledhjen e 173-të, të Qeveria është miratuar kërkesa e MAPL-së për ndarjen e subvencioneve në vlerë prej 1 milion euro për ndërtimin e shtëpive në Komunat, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Zhvillimi i barabartë dhe krijimi i kushteve për banim të qendrueshëm në secilën pjesë të Kosovës duke përfshirë edhe pjesën veriore është synim dhe parim i kësaj thirrje.
Thirrja është hapur me datë 23 nëntor dhe mbetet e hapur deri me datë 02 dhjetor, për detajet e aplikimit i gjeni në uebfaqen e ministrisë.
Ju falemnderit,
Vegza për informata shtesë: