75 Mall Live Search
20:21 / E Diele, 30 Qershor 2024 / AR

Hapet autostrada e re në Shqipëri, lajm i mirë për kosovarët (Pamje)

Nga sot është e hapur për qarkullimin e automjeteve autostrada Thumanë-Kashar.

Autostrada është një koncension privat dhe do t’i dorëzohet shtetit e mirëmbajtur pas 35 vitesh.

Përfitues të kësaj autostrade janë drejtuesit e mjeteve, që nuk do qëndrojnë më në trafik, zona, e cila merr një hov tjetër zhvillimi dhe, sigurisht, aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Nëse dikush nuk do të përdorë rrugën me pagesë, do të ketë si alternativë lëvizjeje rrugët dytësore.