75 Mall Live Search
21:38 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Hapet çerdhja më e madhe në Kosovë, me kushte sipas standardeve më të larta të edukimit

Një lajm i mirë u bë i ditur sot për parashkollorët dhe prindërit në Prishtinë.

Në komunën e Prishtinës u hap çerdhja më e madhe në Republikën e Kosovës. Çerdhja e rindërtuar Yllkat ka 2000 metra katrorë dhe plotëson kushtet sipas të gjitha standardeve më të larta të përcaktuara për edukim të hershëm, transmeton Indeksonline.

Çerdhja në lagjen Kalabria është e 16-ta me radhë në kryeqytet.

Postimi i plotë nga Ahmeti:

 Sot hapëm çerdhen më të madhe në Republikën e Kosovës. Çerdhja komplet e rindërtuar Yllkat tanimë i ka 2000 metra katrorë dhe i ka kushtet sipas standardeve më të larta të përcaktuara për edukim të hershëm.

Me çerdhen e re në Kalabri që hapet në fund të muajit i bëjmë 16 çerdhe në kryeqytet.

Shfrytëzoj rastin të falenderoj

– Stafin dhe drejtoreshën Rifadije Sopi për funksionimim e çerdhes gjatë periudhes së rindërtimit
– Prindërit për durimin
– Zyren e rigjenerimit urban në Komunën e Prishtinës për projektimin e çerdhes

Dhe natyrisht

– Ministrinë e Arsimit për financimin e ndërtimit të çerdhes

Falenderoj posaçërisht banorët e lagjes që kanë duruar ndërtimin?.