Hapet dyqani i bamirësisë në Fushë-Kosovë, Osmani jep detaje

Edhe zyrtarisht është hapur dyqani i bamirësisë në komunën e Fushë-Kosovës, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame.
Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, shkruan IndeksOnline.
“Ky vend i shpresës do të jetë strehë dhe mbështetje për ata që kanë më së shumti nevojë, duke e kthyer solidaritetin dhe humanizmin në realitet të prekshëm” u shpreh Osmani.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Sot u bë hapja e dyqanit të bamirësisë, një projekt i madh humanitar i realizuar nga Komuna e Fushë Kosovës në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës.
Ky vend i shpresës do të jetë strehë dhe mbështetje për ata që kanë më së shumti nevojë, duke e kthyer solidaritetin dhe humanizmin në realitet të prekshëm.
Falënderim i posaçëm i shkon Myftiut Naim ef. Tërnava, i cili me përkrahjen dhe përkushtimin e tij të pandalshëm u bë shtylla kryesore e kësaj nisme fisnike.
Ky hap i sotëm është dëshmi se kur bashkohemi për të mirën, shoqëria jonë bëhet më e fortë, më e drejtë dhe më e dhembshur.