75 Mall Live Search
22:42 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / Blerim

Hapet edicioni i ‘Peja Jazz’, interpretoi Armend Xhaferi

‘Peja Jazz’, një festival i ri, sonte ka hapur edicionin e parë.

Në natën hyrëse, ka përformuar Armend Xhaferi Trio dhe mbrëmja është mbajtur në kinemanë ‘Jusuf Gërvalla’, shkruan Indeksonline.

Kujt i ka ikur ky koncert, mund ta ndjekë në faqën e ‘Peja Jazz’ në Facebook dhe në Kohavision.

“Armend Xhaferi, Kiril Tufekcievski dhe Viktor Filipofski performuan sonte për publikun e Kinema Jusuf Gërvalla, gjatë ditëve në vijim do të mund ta ndjekni koncertin në Kohavision dhe Facebook page të Peja Jazz dhe Kinema Jusuf Gërvalla” shkruhet në njoftimin e festivalit në Facebook.

Natën e parë të edicionit të parë të Peja Jazz e kemi hapur Armend Xhaferi Trio sonte në Kinema Jusuf Gërvalla. Armend…

Posted by Peja Jazz on Monday, 7 December 2020