22:04 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / MSH

Hapet ekspozita e KFOR-it në Kosovë, shkrepje të veçanta nga ushtarët që ishin në detyrë

Në Prishtinë, pranë memorialit “Heroinat”, KFOR ka hapur ekspozitën e tyre “Kosova nëpërmjet thjerrëzës së KFOR-it”.

Në këtë ekspozitë janë vendosur fotografi të shkrepura nga vet ushtarët e KFOR, të cilët ishin me detyrë në Kosovë.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka thënë se kjo ekspozitë ngërthen disa nga momentet me të bukura të shkrepura nga ushtarët e KFOR-it hungarez.

“Për një përvojë edhe më të bukur, ju sygjeroj ta vizitoni pas orëve të mbrëmjes, për të pasë mundësi të përjetoni emocionet dhe ngjyrat vibrante që kjo ekspozitë ofron.

Falënderoj KFOR-in për realizimin e kësaj ekspozite krahas kontributit të vazhdueshëm në ofrimin e sigurisë për qytetarët tanë!” shkroi Rama në faceook.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 15 tetor.