75 Mall Live Search
19:09 / E Martë, 02 Korrik 2024 / Gj. Sh

Hapet ekspozita për gjenocidin e Srebrenicës në selinë e OKB-së në New York

Një ekspozitë e Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës, është hapur në selinë e OKB-së në New York.

“Kjo ekspozitë, e cila përfshin artefakte, fotografi dhe video dëshmi të të mbijetuarve, është jashtëzakonisht e rëndësishme për ruajtjen e kujtimit të viktimave të gjenocidit dhe ndërgjegjësimin për gjenocidin”, tha QPS në X (ish-Twitter).

Aty tutje thuhet se për ta bërë këtë ekspozitë realitet janë investuar shumë përpjekje dhe përkushtim dhe se janë jashtëzakonisht krenarë për ekipin e tyre që punoi pa u lodhur në këtë projekt.

“Falënderojmë sinqerisht Misionin e Përhershëm të Bosnjës dhe Hercegovinës pranë OKB-së për mbështetjen dhe ndihmën e tyre për të bërë të mundur këtë ngjarje të rëndësishme. Faleminderit të gjithëve që kontribuan në këtë moment historik!”.