16:03 / E Martë, 04 Tetor 2022 / LB

Hapet fabrika më e madhe e gotave të letrës në Kosovë, “Royal Paper Cups”

“Royal Paper Cups”, bëri hapjen e parë sot në Besi të Prishtinës, ku ka prezantuar në tregun e Kosovës fabrikën e gotave ekologjike.

Fabrika ka arritur të sjell në vend makineri eficiente të cilat përshtatën edhe më kushtet e ambientit, pra makineri të cilat ndikojnë në uljen e ndotjes së ambientit dhe të cilat janë në përputhje me standardet ndërkombëtare kundër ndotjes se ambientit.

Gotat ekologjike kanë një cilësi mjaftë të mirë, të cilën menjëherë zënë vend në tregun vendor, e po ashtu e njëjta është porositur në shumë pika kryqe të maketeve dhe pajisjeve të kafeve ne Evropë dhe mbajnë brendin e “Royal Paper cups”.

Kuptimi i emrit “Royal Paper Cups”, ka ardhur nga vetë produkti që është superior për nga kualiteti.

Pronari i Fabrikës, Abdyl Zhdrella, “Royal Paper Cups”, u shpreh i lumtur për këtë ditë. Ai prezantojë që njëra prej pikave kryesore është edhe kujdesi ndaj ambientit duke përdorur gota ekologjike.

“Sot zyrtarisht fillon punën fabrika jonë “Royal Paper Cups”, është fabrikë ku së pari do të fillojë me prodhimin e gotave të letrës, e që ndoshta qytetarët tanë nuk do të mundin t’i cakërrojnë në festa e gëzime, por do ta dinë që në duar e mbajnë një simbole të luftës mbarë kombëtare, kundër ngrohjes globale, mbajnë në duar letrën e Teodor Haxhifilipit, apo siç e njohim më mirë Dhaskal Todri, endem skaj më skaj e rreth e qark viseve shqiptare për të na ushqyer mendjen dhe zemrat me shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe”, është shprehur Zhdrella.

Ai në fund të fjalimit falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që ishin të pranishëm në përurimin e hapjes së fabrikës së tij.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti, ku në një fjali rasti u shpreh i lumtur për praninë e tij në përurimin e fabrikës “Royal Paper Cups”. Kurti u shpreh se një  investim i tillë i është dashur ekonomisë së  Kosovës që moti.

“ Agjenda ime ditore është e ngarkuar me takime të shumta e që zakonisht zhvillohen brenda mureve të një institucioni apo të një organizate. Sot përveç se nuk jemi në zyrë, po shënojmë edhe fillimin e një ndërmarrje të re prodhuese, një investimi të ri, pikërisht ajo që i duhej ekonomisë sonë. Prodhim investim, investim prodhim. Origjina e prodhimit të “Royal Paper Cups”,  është shembu;;i tipik i shpirtit ndërmarrës, i shpirtit që sheh mundësi në vështirësi, me kanë njoftuar se ideja kishte lindur gjatë kohës së pandemisë. Ju kujtohet përveç udhëzimeve për distancë, higjen e maska, rekomandohej që në vend të gotave të gjamit dhe të plastikës, e të porcelanit të kemi gota njëpërdorimshme të letrës. E sot po përuroj hapjen e një fabrike të gotave të letrës.”, ka thënë Kurti. 

Ndërsa, Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, bëri thirrje Qeverisë që të mbështet prodhimet vendore, pasi është me së e nevojshme për zhvillimin e vendit.

“Kjo fabrikë dhe kjo organizatë e sotme, është shembull i mirë i bashkëinvestitorve dhe i ortakëve në Kosovë, në Kosovë mbi 80% janë kompani individuale dhe kjo e benë që ekonomia jonë të jetë më e vogël, edhe korporatat më të fuqishme të botës janë më shumë se 50 aksionarë. Këtë shembull duhet të marrim edhe në , të rritemi të bashkojmë mendjen dhe kapitalin, kur te bëjmë këtë do të rritemi më shumë në eksporte. (13:05)Qeveria e vendit, duhet të jetë më e vëmendshme për të mbështetur ekonominë vendore, prodhimin vendor, pasi e vetmja shpresë e daljes nga kriza është prodhimi vendor”, theksojë Shahini

Në fund është bëre prerja e shiritit nga dy bashkëpunëtorët dhe pronarët e fabrikës, Abdyl Zhdrella dhe Fadil Halili, por prerjen e shiritit e ndanë edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. /IndeksOnline/