11:24 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hapet Festivali Olimpik “PyeongChang 2018” (Foto)

Komiteti Olimpik i Kosovës bëri hapjen zyrtare të Festivalit Olimpik PyeongChang 2018, që prej tri ditësh ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Krahas Festivalit, po bëhet edhe hapja e Panairit të Sportit Prishtina 2018, i cili po zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Pjesëmarrës në hapjen e të dy aktiviteteve, të cilat do ta “pushtojnë” sheshin kryesor të Prishtinës është ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, kryeparlamentari, Kadri Veseli dhe deputeti, Memli Krasniqi

Ndërkohë, në Festivalin Olimpik, në tri ditët e para mbi 1 mijë fëmijë kanë performuar në sportet e patinazhit dhe kërlingut.

KOK-u është bërë Komiteti i nëntë Olimpik në botë që organizon një festival të tillë madhështor, pas shteteve të fuqishme si: Italia, Franca, Belgjika, Holanda, Sllovenia, Republika e Çekisë, etj. Festivali po mbahet krahas Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018, të cilat po përcillen në ekranin gjigant të vendosur skaj aktiviteteve.