Hapet gjysmintensiva – dhoma e zgjimit, në Spitalin e Mitrovicës
Në Spitalin Përgjithshëm e Mitrovicë, për herë të parë hapet gjysmintensiva- dhoma e zgjimit.
Dhoma e zgjimit ofron qëndrim të sigurt dhe të rehatshëm për pacientët pas operimit.
“Menaxhmenti i spitalit ka punuar intensivisht në drejtim për këtë projekt për ta aktivizuar gjysmintensivën – dhomën e zgjimit për një siguri më të madhe për pacientin, gjë që më herët pacientët nga salla operative kanë kaluar drejt në repartin përkatës”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Mitrovicës./Indeksonline/