75 Mall Live Search
14:41 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / Z S

Hapet konkursi për 28 noterë, këtu mund të aplikoni

28 pozita të lira për noterë janë hapur të premten nga Ministria e Drejtësisë.

MD-ja ka njoftuar se ka rishpallur konkursin publik për zgjedhjen e noterëve në komuna të ndryshme të Kosovës.

Afati i fundit për aplikim është 21 shkurti i këtij viti.

Postimi i plotë:

Ministria e Drejtësisë njofton të gjithë kandidatët e interesuar të cilët dëshirojnë të aplikojnë për pozitën e Noterit se është rishpallur konkursi publik për zgjedhjen e noterëve në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të këtij konkursi, janë shpallur 28 pozita të lira për noterë në komuna të ndryshme të vendit dhe afati për dorëzimin e dokumentacionit për aplikim fillon nga data 15.02.2025 dhe përfundon më 21.02.2025.

Informata më të detajuara lidhur me kriteret e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, i gjeni në link:https://md.rks-gov.net/sherbimet-per…/tarifat-noteriale//Indeksonline/