75 Mall Live Search
10:10 / E Premte, 30 Shtator 2022 / B O

Hapet një vend ideal për punë, kryeshef ekzekutiv në Postë!

Posta e Kosovës ka hapur konkursin për kryeshef ekzekutiv.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
-Së bashku me ekipin e Menaxhmentit Ekzekutiv të PK Sh.A., përpilon dhe rekomandon planet
strategjike tek Bordi i Drejtorëve që do të sigurojnë rritjen fitimprurëse të ndërmarrjes dhe arritjen e objektivave të biznesit të PK-së dhe shërbimeve postare;

  • Implementon planin e aprovuar të biznesit të PK-së, gjithnjë duke u bazuar në rritjen, zhvillimin
    dhe implementimin e shërbimeve postare;
    -Rishikon dhe raporton tek Bordi i Drejtorëve për progresin e përgjithshëm në sfond të objektivave operative dhe financiare dhe inicion kurse të veprimit për implementim;
    -Siguron që janë vendosur proceset dhe sistemet që i mundësojnë ZKE-së ta mbajë Bordin e Drejtorëve të informuar për të gjitha aktivitetet e PK-së,si dhe për faktorët e jashtëm që burojnë nga tregu, Qeveria dhe zyrat rregullative;
  • Vepron si ndërlidhje në mes të Menaxhmentit dhe Bordit;
    -Krijon kulturë korporative, gjë që e ndihmon tërheqjen, mbajtjen dhe motivimin e të
    punësuarve në të gjitha nivelet, si dhe progres të vazhdueshëm dhe inkurajim të performancës
    optimale;
    -Udhëheq ekipin e Menaxhmentit Ekzekutiv dhe rregullisht shqyrton me Bordin planin për
    zhvillimin dhe suksesin e Menaxhmentit Ekzekutiv;
    -Siguron që janë të zhvilluara politika dhe procedura efikase të burimeve njerëzore (duke
    përfshirë rekrutimin, menaxhimin e performancës, trajnimet, planifikimet e suksesshme,
    raportet e punonjësve dhe kompensimet) për të përkrahur objektivat strategjike të
    ndërmarrjes;
    -Siguron që janë të vendosura kontrollet efikase të zbulimit, kontrollet e brendshme dhe sistemi
    i menaxhimit të informatave;
    -Menaxhon dhe mbikëqyrë komunikimet në mes të ndërmarrjes, Qeverisë (si aksionare), palëve
    të tjera me interes dhe publikut;
    -Vepron si zëdhënësi kryesor për ndërmarrjen;
    -Siguron që mbahen komunikime efikase dhe raporte të duhura me Njësinë e NP-ve dhe grupet
    e tjera të interesit;
    -Siguron që ndërmarrja mban standarde të larta të etikës dhe përgjegjësive shoqërore në pajtim
    me këtë Kod.
    Kandidati/ja duhet të posedoj:
    • Diplomë universitare nga fusha e shkencave teknike, ekonomike, juridike, menaxhment të
    • biznesit ose fusha të ngjashme;
    • Minimum 5 vjet përvojë pune relevante, prej të cilave së paku 3 vite në menaxhment të nivelit të lartë -në fushën e administrimit të biznesit, financave korporative, konsulencë në biznes ose industri;
    • Eksperienca në nivel të lartë të menaxhmentit në ambient konkurrues është përparësi;
    • Përvojë e suksesshme në implementimin e ndryshimit të menaxhmentit dhe/ose ndryshimeve të shpejta ose të reja të tregjeve dhe industrive;
    • Përvojë dhe arritje të dëshmuara në arritje të shërbimeve, si dhe njohja dhe kuptimi i rajonit dhe kulturës është përparësi e dukshme;
    • Aftësi për të udhëhequr përmes vizionit dhe vlerave;
    • Aftësi për të menduar dhe vepruar në mënyrë strategjike duke mbajtur në të njëjtën kohë
    perspektivë pragmatike;
    • Njohuri financiare, me aftësinë për të kuptuar dhe interpretuar të dhënat financiare për
    vendimmarrje.
    • Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
    • Etik profesionale dhe të jetë në gjendje të punoj nën presion;
    • Njohuri të ligjeve dhe akteve tjera me të cilat punon ndërmarrja në zhvillimin dhe administrimin e saj
    • Aftësi shumë të mira të punës më kompjuter;
    • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
    • Duhet të posedon lidershipin (udhёheqёsinё) e kёrkuar dhe shkathtёsitё menaxheriale dhe aftёsitё pёr tё kryer detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tij/saj;
    • Ështё i gatshёm dhe i aftё tё implementojё strategjinё e definuar nga Bordi;
    • Ështё nё gjendje tё ushtrojё vlerёsime objektive dhe tё pavarura nё interes ekskluziv tё Ndёrmarrjes;

Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidati, duhet t`i dorëzoj këto dokumente në formë të skanuar në e-mail:

  1. Aplikacioni për punësim (shkarkohet nga web-faqja e PK-së https://postakosoves.com/publikime/mundesi-punesimi/ );
  2. Deklaratën nën betim ( e cila shkarkohet nga web -faqja e PK-së https://postakosoves.com/ëp-content/uploads/2021/09/Deklarata-ne%CC%88n-betim.-pdf.pdf )
  3. CV – Biografia;
  4. Diploma mbi shkollimi në kopje të noterizuar, (diploma e fituar jashtë Republikës Kosovës duhet të jetë e nostrifikuar sipas Ligjit);
  5. Dëshmi mbi përvojën e punës;
  6. Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës valide;
  7. Dëshmi nga Gjykata kompetente që ndaj kandidatit në fjalë nuk është duke u zhvilluar procedurë penale, jo më të vjetër se 6 muaj.
    -Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.

Vërejtje: Dokumentacioni i dërguar për këtë konkurs duhet të jetë kopje (përveç certifikatës nën hetime të lëshuar nga Gjykata që me rastin e intervistës duhet të sjellët origjinal si dhe kopja e diplomës së shkollimit duhet të jetë e noterizuar) sepse të njëjta nuk i kthehen kandidatëve.
Informata të përgjithshme:
-Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët pa dallim.
-Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.
Mënyra e Aplikimit:
Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes e-mailit: hr.konkursi@postakosoves.com duke cituar në “subject” titullin e pozitës që aplikon.
Konkursi është i hapur nga data 30.09.2022 dhe përfundon më datë 31.10.2022 në ora 24:00.