14:30 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hapet Panairi Dimëror në Mitrovicë Veriore

Në emër të Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) kam kënaqësinë që t’ju ftoj në ceremoninë e hapjes së edicionit 2017 të Panairit Dimëror që do të mbahet të premten më 21 dhjetor, në Sheshin “Kralja Petra” në Mitrovicë Veriore me fillim në ora 14:00.

Të enjtën pritet të mbahet ceremonia e hapjes së edicionit 2017 të Panairit Dimëror në Mitrovicën Veriore.

Kjo ngjarje tradicionale që organizohet nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal në kuadër të projektit të financuar nga BE “Mbështetje Zhvillimit Ekonomik Rajonal”, që administrohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, pritet të mbahet në sheshin “Kralja Petra”.

Ky manifestim tashmë tradicional është i dizajnuar si një mundësi për të mbështetur përpjekjet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme prodhuese dhe bizneseve të reja në promovimin e produkteve të tyre dhe në avancimin e nismave të tyre për komunikim dhe marketing, si dhe të lehtësojë takimet Biznes-me-Biznes. Për tre ditë rresht, mbi 40 biznese vendore të shquara për prodhime vendore të cilësisë së lartë do të promovojnë produktet e tyre që variojnë nga industria e ushqimit dhe deri tek artizanalet dhe punimet artistike.  Panairi i Dimrit do të ofrojë edhe mundësi argëtimi, përfshi muzikën, pllakate me animacione, këndin e fotografimit, mundësi për ngjyrosje të fytyrave të fëmijëve dhe lojëra për fëmijë dhe pjesë të tjera artistike.