19:24 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / MSH

Hapet Panairi i Librit në Ferizaj

Sot në Sheshin e qytetit në Ferizaj, u hap Panairi i librit ” Ferizaj 2022″, organizuar nga Klubi letrar “De Rada”.

Në këtë edicion, i cili është i katërti me radhë, po marrin pjesë rreth tridhjetë botues dhe librashitës nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

“Për t’i bërë homazh poetit të mirënjohur, Xhevdet Bajraj, mikut të madh të Klubit “De Rada” dhe qytetit të Ferizajt, organizatorët kanë shërblyer tre blerësit e parë të të gjitha shtëpive botuese me nga një vëllim me poezi “Vitet që nuk e sollën pranverën” të Xhevdet Bajrajt, botuar në vitin 2017 nga “De Rada”” thuhet në njoftimin e Panairit.

Panairi do të jetë i hapur deri të shtunën më 6 gusht.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët të bëhen pjesë e festës më të madhe të librit në Ferizaj.