75 Mall Live Search
10:45 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Hapet Panairi i Shkencës dhe Kulturës

Në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”-Mitrovicë dje është hapur edicioni i 13-të i Panairit të Shkencës dhe Kulturës .

Ky Panair organizohet çdo vit nga Gjimnazi “Frang Bardhi” me përkrahje të Komunës së Mitrovicës dhe tani është shndërruar në një traditë për këtë shkollë.

Në këtë Panair përveç nxënësve te Gjimnazit “Frang Bardhi” po marrin pjesë edhe nxënësit e shkollave tjera të qytetit të Mitrovicës.

Krye organizatorët e këtij Panairi prof. Zybejde Gogolli-Latifi dhe prof.Rexhep Avdiu kane theksuar se në këtë Panair tregohen vlerat e nxënësve në lëndët e caktuara dhe se tregohet vullneti i tyre për punë dhe dëshira e tyre për ta shndërruar anën teorike në atë praktike.

Panairi i Shkencës dhe Kulturës është vizituar nga kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit Iset Beka, drejtori i Drejtorisë për Kulture, Rini dhe Sport, mTafil Peci.

Në fjalimin e tij kryetari Bahtiri e ka cilësuar  këtë panair si ngjarje me rëndësi për qytetin e Mitrovicës, dhe ka theksuar se do ta ketë gjithmonë mbështetjen e Komunës së Mitrovicës.

Ky Panair cilësohet si njëri nga evenimentet më madhështore dhe më të vizituara në qytetin e Mitrovicës .

Panairi do të vazhdojë të jetë i hapur sot dhe nesër nga ora 10:00 deri në orën 17:00.