Hapet Panairi i Universiteteve Amerikane
Sot në Fakultetin e Edukimit te Universitetit
të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të hapet Panairi i Universiteteve Amerikane
– Edukimi Amerikan.
Panairi organizohet nga Qendra Amerikane për Këshillim dhe mbështetet nga
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në panair do të prezantohen trembëdhjetë Universitete Amerikane nga SHBA-të dhe
Evropa. Universitetet Amerikane para nxënëseve, studentëve dhe profesorëve
kosovarë do të paraqesin programet e studimeve akademike dhe mundësitë e
përkrahjes financiare në këto Universitete Amerikane.
Përfaqësuesit e Universiteteve Amerikane do të përgjigjen në çdo pyetje të
paraqitur nga të interesuarit në panair.
Nëpërmjet regjistrimit online kanë konfirmuar pjesëmarrjen qindra nxënës,
studentë dhe profesorë që do të përcjellin panairin.
Ky është panairi universitar i katërt dhe do të ketë përfaqësues nga 10 ente të
arsimit të lartë nga SHBA-të si dhe nga dy kolegje amerikane në
rajon.
Pjesë e panairit do të jenë edhe Philip Kosnett, Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë
dhe Shyqiri Bytyqi, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.