11:29 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / k.v

Hapet panairi ndërkombëtar Prishtina 2022, synohet zhvillimi ekonomik

Në Qendrën e Panaireve në Shkabaj, është bërë hapja e “Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar Prishtina 2022”. Në këtë ngjarje të rëndësishme për industrinë dhe ekonominë e vendit tonë, të ftuar ishin përfaqësues nga institucionet qendrore, lokale si dhe përfaqësues të ambasadave të shteteve te rajonit.

Në këtë panair mori pjesë Ministrja e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila i siguroi të pranishmit se Qeveria po punon vazhdimisht në përmirësimin e politikave industriale dhe të reformave legjislative dhe strukturore, me qëllim të tërheqjes së investimeve dhe lehtësimit të të bërit biznes në Republikën e Kosovës.

“Kosova është shumë e pasur në aspektin e resurseve njerëzore dhe natyrore, që janë kryesore në zhvillimin ekonomik dhe se ne duhet të sjellim në pah këto potenciale dhe zhvillimin e vendit tonë, qëndrueshmërinë e vendit tonë. Të sjellim më shumë vende pune në vendin tonë, me përcjellje të më shumë eksporteve dhe stabilitetit te Republikës sonë”, tha Ministrja Hajdari.

Ministrja Hajdari potencoi se po punohet në ristrukturimin e odës ekonomike qe do te iu shërbej me shumë bizneseve dhe përgatitjes se fuqisë punëtore, për përshpejtim të zhvillimit te sektorit privat si shtyllë kryesore për zhvillim dhe punësim.

Panairi i cili u mbajt nga datat 5 deri më 8 maj 2022, erdhi me një gamë të gjerë ekspozuesish vendor, rajonal dhe ndërkombëtar të sektorëve të ndryshëm nga gastronomia, veshmbathja, materiali ndërtimor, bankat, sporti, e të tjerë, duke synuar mbështetjen dhe zhvillimin e çdo sektori të ekonomisë.