19:00 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / LB

Hapet për aplikim faza e dytë e Programit të Vetëpunësimit për persona të riatdhesuar

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT)/Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)/Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR), shpalli sot thirrjen e dytë të Programit të Vetëpunësimit për vitin 2021, në mbështetje të personave të riatdhesuar në Kosovë.

Programit i Vetëpunësimit synon të mbështesë personat e riatdhesuar të regjistruar si të papunë, në krijimin e planeve të realizueshme të biznesit- gjegjësisht hapjen e bizneseve të reja që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues- duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të punës.

Mbështetja me grante do të ofrojë mjete/pajisje teknike për realizimin e Planit të Biznesit.Ftohen personat e riatdhesuar në Kosovë, të regjistruar si punëkërkues që të aplikojnë për Programin I cili është I hapur nga sot deri më 31 Janar 2022, në orën 16:00.

Në fazën e parë të Programit të Vetëpunësimit për persona të riatdhesuar që është shapllur në tetor të këtij viti, janë përzgjedhur 120 përfitues të cilët do të hapin biznese të reja në kuadër të programit.Për më shumë informacione rreth Programit, mënyrës së aplikimit dhe të gjitha informacionet tjera, luteni që të vizitoni adresën elektronike https://aprk.rks-gov.net/Con…/Document/DownloadDocument… apo të vizitoni Zyrën e Punësimit në Komunën tuaj.