75 Mall Live Search
09:27 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / mp

Hapet për qarkullim Bërnjaku, Jarinja ende jo

Pas 10 ditësh e bllokuar, sot në mëngjes kalimi në Bërnjak është plotësisht i hapur për qarkullim.

Lajmin e ka konfirmuar për  Indeksonline zvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Nga ora 8 e mëngjesit të sotëm, Bërnjaku është plotësisht i hapur, Jarinja nuk është ende, sepse terreni është ende duke u kontrolluar”, tha ai.

Ndryshe, më 24 shtator, këto vendkalime u mbyllën plotësisht për qarkullim pasi rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku u vra nga terroristët në fshatin Banjskë.

Në ndërkohë janë hapur vendkalimet për dalje nga Kosova, ndërsa nga sot mund të hyni edhe në veri përmes Bërnjakut./Indeksonline/