75 Mall Live Search
22:49 / E Enjte, 19 Mars 2026 / B XH

Hapet për qarkullim rruga Pejë–Kullë–Rozhajë, kërkohen pajisjet dimërore

Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

Megjithatë, autoritetet bëjnë të ditur se për qarkullim në këtë aks janë të domosdoshme pajisjet dimërore, për shkak të kushteve atmosferike.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë udhëzimet zyrtare gjatë udhëtimit. /IndeksOnline/