75 Mall Live Search
15:18 / E Martë, 05 Nëntor 2024 / Z S

Hapet pika e re e shitjes se biletave mujore në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë

Është hapur pika e re e shitjes së biletave mujore në Bulevardin “Bill Clinton”.

Trafiku Urban thotë se ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjen për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve për qytetarët e kryeqytetit.

”Sot, është hapur pika e re e shitjes së biletave mujore në Bulevardin Bill Clinton, nië hap i rëndësishëm në përpjekjen për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve për qytetarët e kryeqytetit. Ky ndryshim është një hap konkret, duke mundësuar blerjen e biletave mujore në një lokacion më të lehtë dhe më të aksesueshëm”, thuhet në njoftim.

Më tutje thuhet se ky shërbim i ri ështe pjesë e një iniciative të mëtejshme për të zgjeruar dhe përmirësuar shërbimet e transportit publik në Prishtinë, duke synuar ofrimin e shërbimeve sa më pranë qytetarëve.