Hapet “Plus Market” në Bresje të Fushë Kosovës, rrjeti i marketeve ku nuk shiten produktet serbe, marrin pjesë figura të shquara

Në Bresje të Fushë Kosovës, sot është hapur marketi më i ri në vend.
“Plus Market” ka bërë sot hapjen solemne dhe do të jetë marketi ku do mund të gjeni shumë zgjidhje në produkte.
E veçantë e këtij marketi është që i njëjti nuk posedon në shitje ASNJË produkt të prodhuar në shtetin serb.
Në hapjen solemne të marketit mori pjesë edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila pohoi se tashmë është e njohur me punën që bën ky rrjet marketesh dhe sipas saj, suksesi është i padiskutueshëm.
““Plus Market” tashmë nuk ka nevojë për shumë fjalë. Ka kohë që nëpërmes veprimtarisë së tij, flet më së miri.
Megjithatë, dua të them se ai është shndërruar në një brend për t’u ndjekur edhe nga të tjerët, me punën, përkushtimin dhe modelin që aplikon. Ky market na jep një shembull të fortë se ne mund të jemi konkurrues në treg duke ruajtur identitetin dhe vlerat tona kombëtare” ka dekraruar ministrja Hajdari.




