75 Mall Live Search
13:23 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / AR

Hapet porta për në Sunny Hill, radhë të gjata për të hyrë

Është hapur porta për të hyrë në festivalin e Sunny Hill, festivali më i madh i mbajtur në Kosovë.

Gazetari i t7, Don Spahiu, po qëndron në vendin e ngjarjes dhe prej atje raporton që në orën 12 është hapur porta dhe deri më tani janë krijuar radhë të gjata të njerëzve.

Sot është nata e parë e Sunny Hill dhe pritet të performojë këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa dhe këngëtarë tjerë të Kosovës.

Ky festival do të zgjasë katër net.