10:23 / E Premte, 20 Tetor 2017 / indeksADMonline

Hapet Qendra Mediale e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi zyrtarisht Qendrën Mediale, e cila do të jetë një hapësirë e veçantë për mediat, nga ku mund të përcjellin paraqitjet e KQZ-së në Ditën e Zgjedhjeve dhe pas saj.

Kryetarja Valdete Daka tha se për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është i pazëvendësueshëm, veçanërisht në Ditën e Zgjedhjeve.

Në emër të KQZ-së, Daka i’u drejtua të gjithë qyteatrëve me të drejtë vote, duke thënë se “të dielën është dita e fjalës tuaj, prandaj, shfrytëzojeni duke votuar për komunën tuaj”.

Me këtë rast foli edhe anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi i cili theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve garanton të gjithë qytetarët se janë ndërmarrë të gjitha masat për një proces fer, demokratik dhe që të shprehin lirshëm vullnetin e tyre.

Më 22 tetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë konferenca të rregullta.
Konferenca e parë: 08:00 – Hapja e Vendvotimeve në Republikën e Kosovës
Konferenca e dytë: 11:30 – Pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor.
Konferenca e tretë: 15:30 – Pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor.
Konferenca e katërt: 20:00 – Pjesëmarrja në votime deri në orën 19:00 dhe mbyllja e Vendvotimeve.
Konferenca e pestë: Publikimi i Rezultateve Preleminare – (Për orën e saktë do të njoftoheni me kohë)./AktivPress