Hapet rruga e Ukrainës për anëtarësim në BE

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë sot se do të ketë një diskutim për ta bërë Ukrainën shtet anëtar të Bashkimit Evropian.
Ai këtë deklaratë e bëri para medias francize, BFM.
“Ky është një debat, i cili, në çdo rast, do të mbahet” tha Michel.
Ai gjithashtu shtoi se BE tashmë kishte pasur një marrëveshje asociimi me Ukrainën, marrëveshje kjo që mund të përforcohet.
Një deklaratë përafërsisht të ngjashme bënë më herët edhe zyrtarë të tjerë të BE-së.
Ursula Von der Leyen dhe Josep Borrell thanë se Ukraina ka dëshmuar se meriton të jetë pjesë e BE-së, teksa kanë bërë me dijë se ndihma dhe përkrahja nga 27 shtetet tjera anëtare nuk do të mungojë në këtë kohë të vështirë për vendin.
Relacioni BE-Ukrainë karakterizohet vetëm me marrëveshjen e asociimit, me Ukrainën që nuk është as kandidate dhe as shtet kandidat potencial për anëtarësim.