75 Mall Live Search
15:41 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / A. M.

Hapet rruga për drejtor të ri të RTK-së, Bordi merr vendim!

Të hënën edye zyrtarisht del konkursi për drejtor te përgjithshëm.

Duke u bazuar në vendimin e bordit të datës 19 janar për shkarkimin e Drejtorit të RTK-së, si dhe duke u bazuar në Ligjin për RTK-në, Bordi i RTK-së merr vendim për shpalljen e konkursit publik.

Bordi i RTK-së ka autorizuar administratën e RTK-së të shpallë konkursin publik, për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm.

Kujtojmë se Bordi i ri ka shkarkuar nga detyra drejtorin e përgjithshëm të televizionit publik, Ngadhnjim Kastrati.

Bordi shkarkon nga pozita e drejtorit të RTK-së, Ngadhnjim Kastratin -  SHQIP.com

Ndërsa, aktualisht u.d. është Shkumbin Ahmetgjekaj. /Indeksonline/

Shkumbin Ahmetxhekaj emërohet u.d. i drejtorit të RTK-së - Gazeta Online  INSAJDERI