13:52 / E Martë, 06 Prill 2021 / k.v

Hapet rruga për hartimin e projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Është proceduam në Qeveri koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Kështu ka njoftuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo thotë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë Kurti.

“Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në Facebook./IndeksOnline/