75 Mall Live Search
17:13 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Hapet salloni “Mamounia Istanbul”, staf profesional dhe tejet unik!

Në kryeqytet është hapur salloni më i ri i bukurisë “Mamounia Istanbul”, në lagjen Bregu i Diellit afër lokalit “Mamounia Bar”.

Janë stafi profesional me rreth 20 vite eksperiencë, të cilët ofrojnë shërbime të ndryshme si prerje të flokëve, trajtim të tyre, trajtime të ndryshme të fytyrës, manikyr, pedikyr.

Ela Haliti, grimere në këtë sallon, derisa flet për pasionin ndaj kësaj pune thotë se është e certifikuar për këtë punë, andaj edhe trajtimet e tyre janë të ndryshme dhe tejet profesionale, shkruan Indeksonline.

Nga ana tjetër edhe pronari Skënder Salihu tregon se në këtë sallon mund të kryejnë shërbime si femrat ashtu edhe meshkujt, dhe doemos do të dalin të kënaqur me metodat e fundit të estetikës, të praktikuar nga stafi i “Mamounia Istanbul”

Frizeri Vildan Alkaraja ka ardhur nga Turqia që të bashkëpunoj me pronarin e këtij salloni, Skënder Salihu për të hapur këtë lokal.

“Këtu jam frizer. Kam 20 vite eksperiencë me punën, me flokun, me trajtimi ne fytyrës, me mjekrën. Kam 10 vite eksperiencë në Tiranë. Ne do të bëjmë diçka tjetër më ndryshe nga të gjithë, diçka më të re, më shumë për trajtimin e fytyrës dhe të flokut. Besojmë që do të ketë punë, sepse kemi edhe emrin e Mamunies edhe të Stambollit dhe të dyja bashkë do të bëjnë punë. Kam ardhë qe një javë, dhe pronarin e kam qe shumë vite klient në Tiranë, më ftoj që të bëjmë diçka këtu në Kosovë. Kosovarët i kushtojnë rëndësi pamjes dhe do të vijnë këtu sepse çmimet janë të volitshme”, ka thënë ai.

Vizitojeni “Mamounia Istanbul”, dhe do të bindeni se puna dhe përkushtimi i tyre janë thjeshtë unik! /Indeksonline/