Hapet sërish platforma e aplikimit për subvencionimin e izolimit të shtëpive, por vetëm për 24 orë
Platforma për aplikim për subvencionim të izolimit të shtëpive është hapur edhe për 24 orë për qytetarët që i kanë raportet e auditimit por nuk kanë mundur të aplikojnë për shkak të mbylljes së parakohshme të thirrjes.
Bordi i Drejtorëve të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka aprovuar vendimin për hapje të platformës për aplikim në 24 orët e ardhshme.
Këto aplikime do të vendosen në listë të pritjes dhe do të shqyrtohen sipas parimit “aplikuesi i parë merr shërbimin i pari”, varësisht nga buxheti që do të mbetet në dispozicion.
“Pra, nuk garantohet trajtimi i të gjitha aplikimeve”, thuhet në njoftimin e Fondit.
Aplikimi hapet në orën 15:00 të enjten dhe mbyllet një ditë më pas, e shtunë në orën 14:59.