75 Mall Live Search
15:23 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Hapet sezoni turistik vjeshtë-dimër, zv-kryeministrja fton qytetarët e Shqipërisë t’i vizitojnë bukuritë e Kosovës

Me moton “Të ecim shtigjeve të Dardanisë”, në Ditën Botërore të Turizmit është bërë hapja e sezonit turistik vjeshtë-dimër.

Nga Brodi i Dragashit, përfaqësues të turizmit nga Kosova e Shqipëria, kanë bërë thirrje për vazhdim të fushatës “Pusho Shqip”, meqë sipas tyre kështu do të zhvillohet ekonomia dhe do të punësohen qytetarët e vendit.

Zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj Halimi tha se sot po shënohet dita botërore e turizmit, duke uruar që pavarësisht gjendjes me pandeminë, të jetë një fillim i mbarë.

Ajo bëri thirrje që pushimet vjeshtë-dimër të kalohen në Kosovë, ashtu siç kosovarët kontribuon në turizmin e Shqipërisë gjatë sezonit veror. “E di që situata me pandeminë krijon shumë rreziqe për turizmin në Kosovë dhe Shqipëri. Por uroj që secili qytetarë të kujdesimi për të. Zhvillimi i turizmit sjell të mira ekonomike dhe vendeve të reja të punës.

Si qeveri do t’i japim prioritet të veçantë turizmit, sepse pa turizëm nuk ka zhvillim ekonomik”, tha ajo.